BRITANI E MADHE – Princ Harry dhe Meghan Markle kurorëzuan sot dashurinë e tyre. Turma të mëdha njerëzish janë grumbulluar në Windsor për të qenë dëshmitarë të martesës mbretërore mes Princit Harry dhe Meghan Markle.
Të ftuarit e dasmës mbretërore kanë nisur të mblidhen në Kështjellën Windsor, ku po zhvillohet ceremonia martesore mes princit Harry dhe Meghan Markle. Të ftuarit në kishën St George janë rreth 600, ndërsa 1200 persona janë ftuar në oborrin e Kështjellës Windsor. Gjatë ceremonisë princi Harry u emocionua kur pa nusen e tij të ardhshme, ndërsa u përplot. “Dukesh e mrekullueshme”, ishte fjala e parë që princit Harry i ka Meghan, teksa nuk i ndante sytë nga ajo për asnjë moment.
Ora 13: 14 Çifti bën betimet para Zotit për dashuri të përjetshme, i thonë “PO” njeri-tjetrit
Ora 13: 10 Megan Markle nuse, Princ Harry përlotet në altar: Dukesh e mrekullueshme
13:05 Meghan Markle u shoqëruar në altar nga princi Charls
Ora 13:00 Megan Markle mbërrin në keshtjellën Winsdor
Ora 12:35 Princi Harry mbërrin në kishën St. George me këmbë i shqëruar nga vëllai i tij, princi William.
Ora 12:29 Meghan Markle ka lënë hotelin me një makinë Rolls Royce për t’iu drejtuar kështjellës Windsor
Mes të ftuarve spikat aktori i njohur George Clooney dhe bashkëshortja Amal, çifti David dhe Victoria Beckham, prezantuesja e njohur amerikane Oprah Winfrey, këngëtarët e njohur Elton John dhe James Blunt, si dhe mjaft personazhe të tjerë.