TIRANË

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Familjes, Presidenti  i Republikës Ilir Meta zhvilloi sot një takim me nxënës dhe mësues të shkollave të ndryshme të vendit me të cilët bisedoi mbi rëndësinë e mbrojtjes së familjes dhe vlerave të saj.

“Eleminimi i dhunës, respektimi i të drejtave të fëmijëve dhe nxitja e barazisë në vendimmarrje garantojnë më shumë siguri dhe mirëqenie për familjen, e bëjnë atë më të fortë dhe më të shëndetshme.

Thelbësore është figura e mësuesit, që duhet mbështetur më aktivisht, për shkak rolit të rëndësishëm në edukimin e brezave të rinj me vlerat qytetare.” shkruan Meta në postimin e tij në facebook ndërsa ndan me ndjekësit foto nga ky takim.

Postimi i plotë:

Një bisedë e hapur dhe e ngrohtë, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Familjes, me nxënës dhe mësues të shkollave të ndryshme të vendit, mbi rëndësinë e mbrojtjes së familjes dhe vlerave të saj, të tronditura nga plagët sociale dhe fenomeni i shpopullimit.

Eleminimi i dhunës, respektimi i të drejtave të fëmijëve dhe nxitja e barazisë në vendimmarrje garantojnë më shumë siguri dhe mirëqenie për familjen, e bëjnë atë më të fortë dhe më të shëndetshme. Thelbësore është figura e mësuesit, që duhet mbështetur më aktivisht, për shkak rolit të rëndësishëm në edukimin e brezave të rinj me vlerat qytetare.

Të fuqizojmë familjen shqiptare, për të forcuar shoqërinë dhe Atdheun!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb