Një tjetër skandal ka ndodhur në Kategorinë e Parë të futbollit në Shqipëri. Është trajneri i Vllaznisë B, Ervis Kraja, që akuzon drejtpërdrejt administratorin e Korabit, Femi Mëziu, se ka kërcënuar me jetë kapitenin e skuadrës së tij, Enes Isufi. Në takimin që Korabi vendas luajti me Vllazninë B, në fund ishin dibranët ata që fituan me shifrat 1-0.

I kontaktuar nga Panorama Sport, trajneri shprehet: Administratori Femi Mëziu na ka kërcënuar. Lojtarëve i thoshte se do i fus plumbin. Një turp për atë person. Hynte në fushën e lojës sa herë të donte, gjithashtu i bënte presion edhe gjyqtarëve. Do ta kallëzojmë në polici.”

Burimi: http://www.panorama.com.al/sport/te-fus-plumbin-trajneri-i-vllaznise-tregon-skandalin-ne-diber-video/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb