Ka nisur Forumi ndërkombëtar FII (Future Investment Initiative), platforma globale që mbledh liderë politikë, drejtues të korporatave më të mëdha në botë për diskutimin e inovacionit, investimeve dhe të ardhmes së ekonomisë botërore
Fjalën e parë e ka nisur kryeministri Edi Rama.
“Dua të them që jemi shumë krenar për atë që kemi arritur deri tani. Askush nuk do ta kishte imagjinuar atë që po ndodh sot dhe atë që ndodhi dje, as 10 apo 5 vite më parë nuk mund të mendohej. Kemi bërë një rrugë të gjatë. Tanimë jemi dëshmitar të rezultateve të ndryshimeve që po realizojmë. Kjo është një gjë që siç na jem kënaqësi edhe na tmerron sepse përgjegjësia është e madhe dhe kërkesa për rezultate të larta po rritet çdo ditë.
Dje zhvilluam një samit fantastik dhe kuptuam sa e ndërlikuar është të organizohet një eveniment kaq i madh.
Shpesh në të tilla organizime ofrohet ushqim i shpejtë ndërsa ne ofruam majën e gastronomisë që t’i bënim të ndjeheshin më mirë.
Kmei nevojë për më shumë njerëz që na besojnë. Duam që miqtë e të ftuarit të thonë që jemi miq e partnerë të BE, por kemi marrëdhënie shumë të mira edhe me shumë shtete jashtë unionit. Të vetëdijshmë që kohërat që jetojmë janë të ndërlikuara. ”, u shpreh Rama.