Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, në një konferencë të përbashkët me ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi, u shpreh se ngjarjet në Poliçan dhe Gramsh mund të kenë lidhje edhe me sulmet e fundit kibernetike.

“Objekti është e deklasifkuar po jo se mund të hyjë kushdo që nuk ka leje. Nëse aplikon për leje mund t’i vizitosh këto zona kur dikur është zhvilluar një industri e caktuar. Këtë herë është thyer rregullorja dhe kemi ushtrim dhune ndaj oficerëve në detyrë që ruanin objektin. Ruhet sepse ka vlera materiale.

Kemi të bëjmë në ndryshim nga Poliçani, kemi raste çdo javë të turistëve që tentojnë të afrohen, por në këtë rast kemi agresion në rastin më të vogël. Të gjithë skenarët e mundshëm i shqyrtojmë. Mos të harrojmë sulmin serioz kibernetik të para disa javëve.

Të gjitha ngjarjet i shohim në mënyrë të lidhur me njëri tjetrin”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: