Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, njëherësh drejtues politik në Qarkun e Fierit, Gazment Bardhi, i bën edhe njëherë tjetër thirrje SPAK të ndëshkojë krimet elektorale të Belinda Ballukut.

Postimi i Gazment Bardhit:

Hiqni kompjuterat nga zyrat sa të doni, fshini të dhëna sa herë të doni, shkulni tela e ç’tju urdhërojnë, të gjitha provat janë dorëzuar tashmë në SPAK dhe fatin tuaj e keni kërkuar vetë!

I bëj edhe njëherë thirrje SPAK të veprojë menjëherë për të ndëshkuar në mënyrë shembullore krimet elektorale të Belinda Ballukut dhe bandës së saj elektorale në qarkun Fier!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb