Kryeqyteti priti sot edicionin e pestë të Maratonës së Tiranës, me pjesëmarrje sportistë profesionistë dhe amatorë nga gjithë bota. Përveçse një garë sportive, Maratona e kësaj të diele ishte edhe një ditë pa makina.

Bashkia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e qytetarëve të tjerë që të dielën të mos përdorin automjetet, duke lënë rrugët e lira.

Me qëllim organizimin dhe mbarëvajtjen e aktivitetit sportiv që zhvillohet në vendin tonë, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, kishin hartuar një plan masash për organizimin e lëvizjes së automjeteve gjatë zhvillimit të maratonës.

Bashkia e Tiranës informon qytetarët se kufizimi i qarkullimit të automjeteve këtë të diel do të vijojë deri në orën 17:00.

Kufizimin e qarkullimit të automjeteve në datën 17 Tetor 2021 nga ora 07:00 deri në orën 17:00 për mbarëvajtjen e aktivitetit sportiv “Maratona 2021” të organizuar nga Bashkia Tiranë, si më poshtë:
•Ndalohet qarkullimi në datën 17 Tetor 2021 nga ora 07:00 deri në oren 17:00 në sheshin “Nënë Tereza” duke vazhduar në gjithë blv “Dëshmorët e Kombit”, rruga “Gjergj Filipi”, rruga “Papa Gjon Pali II”, rruga “Ismail Qemali”, blv“Dëshmorët e Kombit”, blv “Bajram Curri”, kryqëzimi me rrugën “e Elbasanit”, rruga “George W. Bush”, rruga “Abdi Toptani”, blv “Zog I”, blv “i Ri”, rruga “Ded Gjo Luli”, rruga “ e Durrësit”, rruga “e Kavajes”, rruga “Myslym Shyri”, blv “Zhan D’Ark” nga kryqëzimi me urën e “Gjykatës Tiranë” deri te ura “Taiwan”, blv “Bajram Curri” nga kryqëzimi me urën e “Gjykatës së Rrethit Tiranë” deri te “ura Taivan”, rruga “Ibrahim Rugova” dhe rruga “Lek Dukagjini”, më përjashtim të mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit.
•Qarkullimi i automjeteve, do të bëhet sipas planit të lëvizjes bashkëlidhur kësaj urdhërese si më poshtë:

a.Në “Unazën e Mesme” përveç segmentit ura e “Gjykatës së Rrethit Tiranë” deri tek Rruga e “Elbasani”, rruga “Luigj Gurakuqi”, rruga“ e Dibrës”, rruga “e Barrikadave”, rruga “Mine Peza”, rruga “ e Kavajës” nga “ura teknologjike” deri te “21 Dhjetori”, rruga “Vaso Pasha”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi me rrugën “Vaso Pasha” deri te rruga “Sami Frashëri”, rruga “Abdyl Frashëri” nga kryqëzimi me sheshi “Willson” deri te rruga “Vaso Pasha”.
b.Në kryqëzimin e rrugës së “Elbasanit” dhe blv “Zhan D’Ark” me drejtime të detyruara përkatësisht djathtas dhe majtas.
c.Në kryqëzimin e rrugës “e Barrikadave” me rrugën “e Dibrës”, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e “Unazës së Vogël” me dalje në blv “Zogu I”.
d.Në kryqëzimin e blv “Zogu I” me rrugën “Fortuzi”, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit.
e.Në rrugën “Mine Peza”, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës “e Durrësit”.
f.Në kryqëzimin e “21 Dhjetori”, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës së “Kavajës”.
g.Në rrugën “Myslym Shyri” me rrugën “Sami Frashëri”, drejtim i detyruar në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës “Myslym Shyri” në dalje me unazën.
h.Në kryqëzimin “Vasil Shanto”, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e blv “Bajram Curri”.
i.Në kryqëzimin e rrugës “Pjetër Bogdani” me rrugën “Vaso Pasha”, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës “Pjetër Bogdani” me dalje në rrugën “Ibrahim Rugova”.
j.Në kryqëzimin e rrugës “Abdyl Frashëri” me rrugën “Vaso Pasha”, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës “Vaso Pasha” me dalje në rrugën “Ibrahim Rugova”.
k.Në kryqëzimin e rrugës “Adem Jashari”, drejtim të detyruar në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës me dalje në rrugën “Ibrahim Rugova”.
2.1Itinerari i lëvizjes së mjeteve linjave urbane do të devijohet si më poshtë:
a.Linja Nr. 1/A “Selitë – Kristal – Qendër – Stacioni i Trenit – Allias” dhe 1/B “Kodra
e Diellit 2 – Kristal – Qendër – Stacioni i Trenit – Allias” devijon në blv “Bajram Curri” (pranë urës së policisë) detyruese djathtas për në rrugën “Sami Frashëri”. Pjesa tjetër e linjës devijon nga blv “Zogu I” drejtim i detyruar majtas për të vazhduar te rruga “Dervish Hatixhe” dhe rruga “e Barrikadave” në kthim.
b.Linja Nr. 2 “Teg – Sauk i Vjetër – Kopshti Zoologjik – Ish Stacioni i Trenit” devijon te sheshi “Ëillson”.
c.Linja Nr. 3 “Kashar-Yzberisht-Qendër” devijon te “21 Dhjetori” dhe tek Sheshi Karl Topia.
d.Linja Nr. 4 “Qendër – QTU – Megatek – City Park” devijon tek Sheshi Karl Topia.
e.Nr. 5 /A “Ish Kombinati i Autotraktorëve – Qendër” devijon te Ura e rrugës së “Elbasanit”.
f.Linja Nr. 5 /B “Institut – Qendër”devijon nga sheshi “Karl Topia”.
g.Linja Nr. 6 “Laprakë” devijon nga “Zogu I” drejtim i detyruar majtas për të vazhduar te “Dervish Hatixhe” dhe “e Barikadave” në kthim.
h.Nr. 8 “Ish Stacioni i Trenit – Qendër – Sauk i Ri/ Sauk i Vjetër/ Sanatorium – Teg” devijon te rruga “e Elbasanit” rrethrotullimi “Qyteti Studenti”.
i.Linja Nr. 9 “Qyteti Studenti – Jordan Misja” devijon nga “Zogu I” drejtim i detyruar majtas për të vazhduar te “Dervish Hatixhe” dhe “e Barrikadave” në kthim.
j.Linja Nr. 10/A “Materniteti i Ri – Qendër – Ish Fusha e Aviacionit” devijon te ura e rrugës së Elbasanit.
k.Linja Nr. 12/A “Uzina Dinamo e Re – Sharrë” devijon nga “Zogu I” drejtim i detyruar majtas për të vazhduar te “Dervish Hatixhe” dhe “ e Barikadave” në kthim, kurse pjesa tjetër te “21 Dhjetori”.
l.12/B “5 Maji – Sharrë” devijon nga “Zogu I” drejtim i detyruar majtas për të vazhduar te “Dervish Hatixhe” dhe “e Barikadave” në kthim, kurse pjesa tjetër te “21 Dhjetori”.
m.Linja Nr. 13 “Tirana e Re” devijon te sheshi “Willson” dhe pjesa tjetër nga “Zogu I” drejtim i detyruar majtas për të vazhduar te “Dervish Hatixhe” dhe “e Barrikadave” në kthim.
n.Linja Nr. 14 “Unaza” të devijojë te ura e rrugës së “Elbasanit dhe ura e rrugës “Sami Frashëri”.
o.Linja Nr. 15 “Kombinat – Kinostudio” të devijojë te rruga “e Kavajës” në kryqëzim me rrugën “Muhamet Gjolleshën” (21 dhjetori) dhe pjesa tjetër në kryqëzimin me “Unazën e Vogël” të vazhdojë drejt (prapa TOB).
3. Ndalohet qarkullimi i mjeteve ATP, Teknologjike dhe Transport pasagjeresh (përveç mjete të transportit urban qytetas) në brendësi të unazës së madhe në datë 17 tetor 2021 nga ora 07.00 -17.00.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb