SHKODËR- Jo një por plot 19 armë ka tentuar të trafikojë një i ri nga Suedia përmes doganës së Muriqanit me Malin e Zi.

Sebastian Rikard është arrestuar sot nga policia, ndërsa destinacioni i tij ishte Gjermania.
Policia e ka zbuluar duke përdorur edhe qentë antidrogë dhe antieksplozivë.

21-vjeçari suedez udhëtonte si pasagjer në autobusin e linjës “Kosovë -Gjermani”. Në çantën e tij, siç shihet edhe në video u gjetën 19 armë zjarri tip “pistoletë”, të gjitha të kalibrit 7.65.

Suedezi nuk ka bërë një deklaratë në lidhje me ngjarjen, nuk dihet prej sa kohësh ka qenë në Shqipëri. Armët ishin fshehur në çantë mes veshmbathjeve, ku shihen edhe geta femrash. Policia e Shkodrës ka nisur të mbledhë informacion për veprimtarinë e të riut suedez.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: