Kandidati për deputet i PD-së, Ervin Salianji deklaroi se nga Korça do të nisë ndryshimi. Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Salianji thekson se do të marrë udhë Shqipëria e pas 25 prillit.

Mes të tjerash demokrati pohon se “të gjithë të bashkuar, me një qëllim, për Ne, familjet tona, për Shqipërinë”.

MESAZHI I SALIANJIT
Të gjithë bashkë ??
Nga Korça e qytetarëve dinjitozë do të nisë ndryshimi. Nga Korça e bukur, e njerëzve punëtorë e të thjeshtë, do të marrë udhë Shqipëria e pas 25 prillit, ku do të kthejmë normalitetin, do të hapim vende të reja pune, do të jemi pranë nevojtarëve e do të zgjidhim hallet e tyre. Në lagjen 14 në Korçë, pashë entuziazëm, pashë dëshirë për ndryshim. Unë angazhohem se do të jem pranë jush, në çdo ditë tuajën e do të zgjidhim çdo problem e hall së bashku. Me zemër e lagje më lagje, duke ju dëgjuar juve, e duke ju dalë garant, se Shqipëria e pas 25 prillit, do të jetë tjetër. Të gjithë të bashkuar, me një qëllim, për Ne, familjet tona, për Shqipërinë. ??

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb