Victor Osimhen është një nga sulmuesit më të kërkuar në tregun e transferimeve. Disfata në Champions që pësoi Napoli nuk ndryshon asgjë, sërish ishte i vetmi që arriti të linte gjurmë.

Në fund të këtij sezoni pritet të nis një ankand i vërtetë mes klubeve të mëdha evropiane që dëshirojnë të sigurojnë shërbimet e “bomberit” nigerian. Ekipe si Chelsea, Man.United dhe PSG janë të gatshëm t’i plotësojnë lojtarit çdo kërkesë ekonomike, por problem në këtë pikë po kthehet klubi i Napoli.

Osimhen Napoli
Osimhen Napoli

Presidenti De Laurentiis i gjendur përballë kërkesave të shumta, ka fiksuar një çmim të ri për Osimhen. Sipas La Gazzetta dello Sport, Napoli kërkon 150 milionë euro për kartonin e nigerianit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb