Erling Haaland ka qenë dhe mbetet një nga emrat më të lakuar në tregun e transferimeve. Për sulmuesin norvegjez pritet të dëgjojmë shumë gjatë merkatos së verës, por “Cadena Ser” zbulon se Haaland nuk kushton 75 milionë euro, aq sa është edhe klauzola e tij e largimit por shumë herë me shumë se kaq. Haaland ka një kontratë me B.Dortmund deri në 2024, por çdo skuadër që kërkon shërbimet e tij mjafton të paguaj 75 milionë euro, kjo shumë është vetëm për verdhezinjtë pasi kosto për të siguruar shërbimet e bomberit është më e lartë.

Borussia Dortmund V Sporting Cp Group C Uefa Champions League
Borussia Dortmund V Sporting Cp Group C Uefa Champions League

Kësaj shumë i shtohet edhe 60 milionë euro të tjera komisione. 40 milionë euro kërkon vetëm agjenti i tij Mino Raiola, ndërsa 20 milionë euro babai i lojtarit. Pra Real Madrid, apo çdo skuadër tjetër që kërkon shërbimet e Haaland duhet të paguaj kesh 135 milionë euro, në këtë shumë nuk përfshihet paga e tij sezonale, ku Haaland kërkon minimalisht 30 milionë euro pagë vjetore.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb