TIRANË

Kryedemokrati Lulzim Basha i është përgjigjur sërish kryeministrit Edi Rama, duke cituar kësaj radhe revistën gjermane “Der Spiegel”. Basha shkruan se Europa nuk refuzoi Shqipërinë, por refuzoi Ramën, sepse ai është një autokrat që rri në pushtet me ndihmën e krimit. Sipas Bashës është koha ta refuzojnë dhe shqiptarët.

“Të gjithë shqiptarët e dinë të vërtetën që revista më e madhe e Europës, Der Spiegel e shkruan të zezë mbi të bardhë: Europa nuk refuzoi Shqipërinë, por refuzoi Ramën, sepse ai është një autokrat që rri në pushtet me ndihmën e krimit.

Shqipëria e meriton hapjen e negociatave. Shqiptarët meritojnë më të mirën. Një njeri e pengon këtë rrugë. Europa e refuzoi, tani është koha ta refuzojnë shqiptarët”, shkruan Basha.

Basha Fb
Basha Fb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb