Napoli ka nevojë për përforcime, kjo është shumë e qartë, por disa gjera duhet të ndryshojnë shpejt, Gattuso nuk e ka luksin të pres deri në fund të sezonit. “Il Mattino” vjen këtë të martë me një version të ri për merkaton e bluve, ku sipas të përditshmes italiane, drejtori sportiv i Napolit, Giuntoli ka shtuar kontaktet me përfaqësuesin e Hellas Verona. Në negociatat mes palëve janë të përfshirë 3 lojtarë, Rrahmani, Amrabat dhe Marash Kumbulla.

Kumbulla
Kumbulla

Nëse për dy të parët është thënë dhe më herët se dëshira e dy klubeve është që marrëveshja të finalizohet në fund të sezonit për Kumbullën situata ka ndryshuar. Napoli kërkon që qendërmbrojtësi kuqezi të transferohet menjëherë. Kumbulla sëfundmi është vlerësuar me 20 milion euro, duke parë dhe interesimin e madh për të. Verona nuk ka ndërmend të zbres më poshtë se 18 milion euro ndërsa Napoli nuk e ka luksin të negocioj gjatë mbi vlerën e kartonit duke parë që dhe opsionet në janar janë të pakta. Kumbulla shihet nga drejtuesit e Napolit si një alternative ideale për Koulibaly dhe Manolas.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb