Presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin, ishte i qartë pak ditë më parë kur u shpreh se institucioni që ai drejton nuk mund të ndryshoj dot në rregullat e merkatos dhe çmimet e vendosua, kjo është një marrëdhënie që e rregullon tregu. Në bazë të këtij ligji të pashkruar po vepron edhe Verona me rastin e Marash Kumbulla. 20-vjeçari kuqezi është një nga lojtarët më të kërkuar në tregun e transferimeve, brenda dhe jashtë Italisë. Përballë këtij fakti edhe Verona ka ndryshuar kushtet, sipas drejtorit sportiv të klubit, Tony D’Amico, është parashikuar një rritje e ndjeshme e vlerës së kartonit të Kumbullës.

Kumbulla
Kumbulla

Baza e vlerës për tu futur në negociata tashmë është 30 milion euro. Në fillim i gjithë diskutimi, vlera fillestare parashikohej 20 milion euro, shifër të cilën ishin të gatshëm ta paguanin shumë klube në Serie A, si Inter, Napoli, Lazio e Fiorentina. Kërkesat e shumta për futbollistin e kombëtares shqiptare ka bërë që drejtuesit e Veronas të ndryshojnë qasje duke pretenduar se vlera e tij tashmë është minimalisht 30 milion euro. Kjo është një shifër e lartë për klubet italiane, aq më tepër në këtë periudhë krizë, duke bërë që e ardhmja e Kumbullës të shihet më larg Italisë dhe më pranë Anglisë ku në garë për të janë disa klube me buxhet të madh si Chelesa e Man.United.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: