TIRANË

Analistët dhe gazetarët kanë diskutuar mbrëmjen e sotme në “Real Story” në News 24, për përplasjen mes institucioneve shtetërore në lidhje me procesin e zgjedhjeve të  anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese. Gazetari dhe analisti Skënder Minxhozi tha se kjo krizë nuk zgjidhet më me procedurë duke shtuar ky proces ka nisur keq që në zanafillën e tij.

“Dy anëtarët e miratuar nga presidenti në një mënyrë ose në një tjetër, janë të kontestuar në një farë mase. Ne si gazetar dëgjojmë lloj lloj informacionesh se si palët do të reagojnë tani e tutje. Kjo krizë nuk zgjidhet me procedurë, sepse është një këmishë që në fillim është mbërthyer keq dhe ka ardhur lart po e mbërthyer keq. Republika ka dalë jashtë procedurave. Por çfarë ndodh kështu? Të gjithë e kanë fajin, sepse nuk komunikojnë me palën tjetër”-tha ai.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: