Mes favoritëve në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve, shorti i rezervoi Liverpulit ndoshta rivalin më pak “të frikshëm”. Të paktën kjo ishte ideja e përgjithshme pas tërheqjes së goglave në Nion. Por nuk ndan të njëjtin mendim Jurgen Klopp.

160404826 685d25ed Db79 411d 8408 2d1915677723
160404826 685d25ed Db79 411d 8408 2d1915677723

Tekniku gjerman nuk i beson aspak parashikimeve që presin një kualifikim të sigurt për skuadrën e tij dhe në ndeshjen e parë në “Anfield Road” pret një tjetër sfidë nga ajo që projektohet në letër. “Ndoshta të gjithë donin për përballeshin me Porton në çerekfinale. Por ne, jo. Çdo njeri që e njeh mirë futbollin nuk do të dontë të luante kundër një skuadre portugeze në këtë moment. Kjo është e vërteta. Do të jetë një ndeshje e fortë, por jemi gati për të marrë maksimumin”, ka thënë Jurgen Klopp.

Thumb 84830 Default News Size 5
Thumb 84830 Default News Size 5

Tekniku, gjithashtu nuk shqetësohet nga forma që po kalon Mohamed Salah. Sulmuesi egjiptian është shumë larg formë dhe mbi të gjitha shumë larg golave që të gjithë ishin mësuar t’i shihnin me shumicë nga këmbët e tij. Gjithsesi, ai do të zbresë në fushë sërish titullar për të formuar treshen e sulmit bashkë me Mane dhe Firmino. Liverpuli dhe Porto u përballën edhe në edicionin e shkuar, ku anglezët fituan me rezultatin e thellë 5-0.

1554748537 570263 1554748585 Noticia Normal
1554748537 570263 1554748585 Noticia Normal

Por trajneri i Portos, Sergio Conceicao pret një tjetër sfidë, ndërsa nuk e çon aspak në mendje hakmarrjen. “Të gjitha ndeshjet kanë një histori më vetë. Nuk duhet të mendojmë për sezonin e shkuar. Na duhet një sfidë perfekte, pasi Liverpuli është një skuadër e madhe në stadiumin e tij fiton gjithmonë”, ka thënë trajneri portugez, që duhet të bëjë pa kapitenin Herrera dhe mbrojtësin Pepe, të dy të dëmtuar.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb