Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, përmes një video të shpërndarë në “Facebook” shprehet se ka zhvilluar takime me qytetarët e shumtë gjatë këtyre ditëve dhe se vë re se të gjithë janë çuar në këmbë për të ndryshuar vendin.

Basha thekson se do të jetë kryeministri i të gjithë shqiptarëve, duke shtuar se nuk do të bëjë dallime në qeverisje, por do reformojë vendin, për një atdhe sa më të mirë për të gjithë.

“Mirëmbrëma miq. Kam qenë në çdo qytet të Shqipërisë. Qytetarët janë ngritur në këmbë për të ndryshuar vendin. Ata kanë besim se ndryshimi është tërësisht i mundshëm, kur jemi bashkë, Shqipëria është vendi ynë. Unë do të jem kryeministri i të gjithë shqiptarëve, që të përmirësoj jetën e shqiptarëve.

Do të sjellim ndryshimin që Shqipëria ka shumë nevojë. Shpresa është afër dhe është tashmë çështje ditësh. Është në dorën tuaj, kushdo jeni, i moshuar, burrë, grua, fëmijë. Rama ka dështuar totalisht, sikur nuk kishte qeveri. Aleanca për Ndryshim do të fitojë dhe nuk hapim derën për atë që nuk bëri asgjë. Rreziku i madh është tjetër mandat 4-vjeçar me një kryeministër që dështoi në çdo fushë. Votoni numrin 9 për të ardhmen, për Shqipërinë që fiton”, u shpreh Basha.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb