Visar Bekaj, portieri i Tiranës, është lakuar jo pak këtë periudhë, ku shpesh është folur për një largim nga kryeqyteti. Portieri bardheblu, një ditë përpara startit të sezonit, sfidës kundër Kukësit, u shpreh i bindur se do të qëndrojë te Tirana, të paktën deri në fund të këtij sezoni. Bekaj nuk preferoi të flas me emra konkret kur u pyet për rivalët, të gjithë janë rivalë të Tirana:

E ardhmja – “Do të jem te Tirana për të paktën edhe një sezon. Kam kontratë dhe do ta respektoj deri ditën e fundit.”

Kampionati dhe objektivat – “Çdo vit kampionati bëhet edhe më i vështirë këtu në Shqipëri. Tirana gjithmonë e ka synuar vendin e parë që të shpallet kampion.”

Grupi i lojtarëve – “Shpresoj që me këtë grup që kemi, me këto lojtarë që janë afruar së fundmi të kemi edhe më shumë përmirësim dhe të vazhdojmë më tej pavarësisht largimeve të shumta. Jemi duke u përshtatur me njëri-tjetrin edhe pse 70% i ekipit ka mbetur, ai 30% është duke u kuptuar mirë me grupin tjetër të skuadrës.”

Rivalët – “Të gjithë janë kundërshtarët e Tiranës, nuk ka kundërshtar të lehtë.”

Taulant Seferi – “Seferi është futbollisti më i mirë i kampionatit dhe do të jetë një mungesë e madhe nëse largohet, por kemi lojtarë të tjerë që mund ta zëvendësojnë shumë mirë.”, përfundoi Visar Bekaj

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: