TIRANË

Kryeministri ka folur sot dhe për përplasjen e tre efektivëve të policisë me kryebashkiakun e Lezhës, teksa paralajmërimi i tij për çlirimin e plazheve nga policia u lidh me ndërhyrjen e zyrtarëve, konkretisht me rastin e Pjerin Ndreut.

Rama tha se askush nuk ka të drejtë të ofendojë policinë dhe nuk mund t’ia hedhë pa u përballur me ligjin. Ai theksoi se të gjithë gabojnë, por rëndësi ka qeë në këtë rast nuk ka tolerim dhe se është ndjekur rruga ligjore.

“Se di ku është lidhja mes zaptimit të plazhit dhe muzikës, megjithatë kur vjen puna tek ofendimi i policisë askush nuk ka të drejtë dhe askush nuk mund t’ia hedhë pa u përballur me ligjin kur ofendon policinë, por policisë i bëhet dhe një ofendim tjetër i vazhdueshëm kur i hidhet faji për çdo gjë që ndodh.
Do shqetësohesha nëse policia apo strukturat përkatëse nuk do kishin ndjekur rrugën ligjore. Të gjithë mund të gabojnë, rëndësi ka që në këtë rast nuk kemi ndonjë tolerim të faktit që një zyrtar i lartë ofendon një patrullë apo një grup punonjësish policie. Ofendimi i madh që i bëhet policisë është ofendimi i përditshëm dhe përmbytja e opinionit me gjysmë të vërtetat. Nëse do ishte kështu atëherë SHBA-të ku vriten me dhjetëra njerëz në një rast tragjik, në një moment do duhet që policia e SHBA, strukturat të çoheshin në gjyqin e fundëm popullor, por nuk ndodh kështu. Kështu që dua ta përsëris ne jemi të shqetësuar çdo ditë që puna të bëhet më mirë, por të thuhet që 1, 2 apo 3 ngjarje na e bëkan Shqipërinë një vend ku turistët mund të kthehen mbrapsht është shumë qesharake sepse faktikisht asnjë turist nuk po kthehet mbrapsht”, tha Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb