Plot 42 vende do të marrin pjesë në garën e këngës “Eurovision 2018” në Lisbonë. Në një konferencë shtypi, RTP prezantoi sloganin dhe logon e festivalit për vitit 2018, e që do të jetë “All Aboard”, e cila në shqip përkthehet “Të gjithë në bord”.

Kjo është hera e parë që “Eurovisioni” do të mbahet në Portugali, pasi Salvador Sobral i dha vendit të tij fitoren e parë në 53 vjet garimi të shtetit portugez në këtë festival.

Konkursi i këngës “Eurovision 2018” po merr gjithnjë e më shumë formë.
Sot transmetuesi i rrjeteve pritëse RTP mbajti një konferencë shtypi në Lisbonë ku u publikua edhe lista e vendeve pjesëmarrëse dhe u zbulua logoja e festivalit për vitin 2018.

“Të gjithë në bordin e Eurovizionit 2018!” – ky është slogani i festivalit më të madh evropian për vitin e ardhshëm.

Portugalia si një vend që e ka lidhur gjithmonë Evropën me pjesën tjetër të botës përmes oqeanit dhe 500 vjet më parë Lisbona ishte qendra e shumë prej rrugëve më të rëndësishme të detit në botë. Sot, Lisbona është duke përdorur lidhjen e oqeanit si frymëzim me sloganin “All Aboard (Të gjithë në bord)”, duke ftuar bashkësinë ndërkombëtare që të bashkohet për garën e këtij viti, raporton telegrafi.

Evropa është një kolektiv i madh, dhe kjo ka frymëzuar edhe ekipin e dizajnit të RTP për të futur logot e shumta për vitin 2018, në vend të një imazhi të vetëm. Logoja kryesore që përshkruan një predhë vjen me dymbëdhjetë derivate të tjera, të cilat bazohen në konceptin e jetës së ndryshme në oqeane dhe përshkruajnë mrekullitë e një bote të lundrueshme, të tilla si planktoni dhe një sërë organizmash të tjera të cilat janë thelbësore për ekuilibrin në ujërat ekosistemeve.

Shikoni variacionet e ndryshme më poshtë!
euriovision3

Nëpërmjet këtyre logove të shumta, koncepti kreativ portretizon tema kyçe si diversiteti, respekti dhe toleranca. Logot do të përshtaten në mënyrë krijuese dhe do të kenë një shumëllojshmëri të përdorimeve në prag të ngjarjes, duke përfshirë shfaqjen në të gjithë Lisbonës majin e ardhshëm.

Gonçalo Madaíl, Menaxher kreativ i RTP tha: “Për shekuj me radhë, Portugalia ka eksploruar botën nga deti. Sot, Lisbona është gjithnjë e më shumë qyteti i të gjitha ngjyrave, një port i madh kulturave dhe tingujve që ju përshëndet të gjithëve për të ardhur në bordin!”

Pjesëmarrësit në vitin 2018
“Eurovision 2018” do të shohë 42 vende që do të kalojnë në skenë në Lisbonë.

Viti i ardhshëm do të jetë një vit i veçantë për Suedinë, e cila do të festojë 60 vjetorin e shfaqjes së saj të parë në këtë festival, që nga viti 1958. Rusia po kthehet në garë edhe pas mungesës së një viti.

Jon Ola Sand, mbikqyrësi ekzekutiv i EBU-së tha: “Ne jemi jashtëzakonisht të kënaqur me temën krijuese dhe logot për garën e këtij viti, të cilat rezonojnë me historinë e Lisbonës dhe theksojnë vlerat thelbësore të “Eurovisionit”, duke përfshirë shumëllojshmërinë. Oqeani na lidh të gjithëve dhe shumëllojshmëria e tij mund të japë frymëzim të mirë për secilin prej 42 transmetuesve pjesëmarrës, të cilët shpresojmë të shohim në Lisbonë majin e ardhshëm”.

Këto janë shtetet pjesëmarrëse në “Eurovision 2018” dhe kanalet shtetërore që do të transmetojnë festivalin:

Shqipëria (RTSH)
Armenia (AMPTV)
Australia (SBS)
Austria (ORF)
Azerbajxhani (ICTIMAI TV)
Bjellorusia (BTRC)
Belgjika (VRT)
Bullgaria (BNT)
Kroacia (HRT)
Qipro (CYBC)
Republika Çeke (CT)
Danimarka (DR)
Estonia (ERR)
Finlanda (YLE)
Franca (FT)
Gjermania (ARD / NDR)
Gjeorgjia (GPB)
Greqia (ERT)
Hungaria (MTVA)
Islanda (RÚV)
Irlanda (RTE)
Izraeli (IPBC / KAN)
Italia (RAI)
Letonia (LTV)
Lituania (LRT)
Malta (PBS)
Moldavia (TRM)
Mali i Zi (RTCG)
Holanda (AVROTROS)
Norvegjia (NRK)
Polonia (TVP)
Portugalia (RTP)
Rumania (TVR)
Rusia (C1R)
San Marino (RTV)
Serbia (RTS)
Sllovenia (RTVSLO)
Spanja (TVE)
Suedia (SVT)
Zvicra (SRG / SSR)
Ukraina (UA: PBC)
Mbretëria e Bashkuar (BBC)

Ndërkohë, Kosova fatkeqësisht edhe vitin e ardhshëm mbetet jashtë festivalit “Eurovision 2018”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: