FINLANDE-Baba gjyshi i Krishtlindjeve e ka bazën e tij në Rovaniemi, 2600 km nga Poli i Veriut. Rovaniemi, ndodhet në Finlandë është një vend me jetë dhe gjallëri dhe me karakteristikën e vetme të të qënurit vendi i plakut më të dashur të globit.

Nga Rovaniemi mund të lëvizësh normalisht me autobus dhe mund të arrish Fshatin e Santa Clausit, që gjendet 8 km nga qendra e qytetit.

Pavarësisht Krishtlindjeve që vijnë një herë në vit, në Rovaniemi, në Finlandë, mund të jetosh me magjinë e saj gjithmonë.

Rovaniemi ofron edhe bukuri të tjera, mes të cilave Arktikun, muzeun e dedikuar Veriut të Madh.

Arktikum ofron për të gjitha moshat mundësinë për të njohur mirë natyrën dhe kulturën e vendit, me shumë ekspozita që tregojnë për mënyrën e të jetuarit, në një prej zonave më veriore të botës.
Arktikum përbëhet nga restorante, biblioteka dhe dyqane suveriresh dhe është e ndërtuar në qendër të Rovaniemi, pranë brigjeve të lumit Oanasjoki.

Jo shumë larg nga Rovaniemi (82 kilometra) është i vendosur Wildlife Park e Ranua, në të cilën jetojnë rreth 60 specie, kafshët të egra, të mëdha dhe të vogla, që jetojnë në Arktik ose në rajonet e Veriut.

Wildlife Park është i hapur gjatë gjithë vitit. Ja disa foto interesante nga shtëpia e baba gjyshit të Krishtlindjeve
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb