Me kupolën drejtuese të prekur nga COVID-19 ankthi ishte i madh në shtëpinë zikaltër. Të gjithë të izoluar, sipas protokollit sanitar, iu nënshtruar testeve me tamponë dhe për fatin e mirë të gjithë lojtarët, përfshi këtu edhe trajnerin Conte dhe stafin e tij, kanë rezultuar negativ. Gjithsesi askush nuk është i qetë në një situatë të tillë pasi testet do të përsëritën sërish përpara sfidës kundër Genoa të dielën.
Conte dhe lojtarët kanë zbritur në fushë duke zhvilluar rregullisht seancën stërvitore. Grupi është i plotë, përjashto Hakimin i pezulluar për shkak kartonësh.
(BalkanWeb)