Me 17 pikë në 14 javë, Kukësi renditet në vendin e 7-të , 15 pikë larg kreut. Kjo është një diferencë me të cilën verilindorët nuk janë mësuar që nga koha kur drejtimin e klubit e mori Safet Gjici. Situata që po përjetojnë verilindorët është shumë e rënduar, katër humbje radhazi, praktikisht kanë nxjerrë ekipin nga gara për titull, pavarësisht se askush nuk dëshirojnë ta pranojë një fakt të tillë. Ky është sezoni i parë që Safet Ghjici është tërhequr thuajse plotësisht nga ekipi, të paktën vizualisht, duke ruajtur statusin e presidenti të nderit por ky detaj nuk e pengon ti bëjë ekipit dhe stafit një ultimatum të fortë, kërkohet një reagim i menjëhershëm, në të kundërt të gjithë janë në dyshim.

Kukesi
Kukesi

Pas humbjes kundër Vllaznisë, të paktën mediatikisht u vendos në diskutim edhe e ardhmja e trajnerit Hallaçi aq sa detyrojë klubin të dalë me një reagim zyrtarë për të shprehur besimin nga ish kapitenit. Ky është një fakt, por nuk mjafton që në radhët e ekipit, përshi këtu edhe trajnerin, të bëjnë gjumi e qetë. Dukshëm ky grup ka nevojë për përforcime dhe Hallaçi është personi i fundit që ka përgjegjësi për këtë pjesë. Në pritje të afrimeve zyrtare, Kukësi duhet të reagojë që në mesjavë teksa luan në transfertë përballë Apolonisë, çdo rezultat tjetër përveç fitores do të rihapte edhe një herë diskutimin mbi të ardhmen, ku të gjithë janë në provë. Fitorja ndaj ekipit fierak është jetike për të mbajtur në garë Kukësin, të paktën për zonën europiane.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb