Në shtëpinë zikaltër mund të marrin frymë lirisht, të gjithë lojtarë, përjashto këtu D’Ambrosio, kanë rezultuar negativ pas testeve të shpejtë që iu nënshtruan. Tani i gjithë grupi mbetet në pritje të testeve molekularë por të qenë plotësisht të bindur se rreziku ka kaluar. Në çdo rast, situata do të monitorohet deri përpara sfidës kundër Sassuolës të shtunën. Autoritet sanitare i kanë dhënë lejë klubit që mund të lëvizin këtë periudhë por vetëm shtëpi-punë, qendrën stërvitore.

Lukaku Lautaro Inter Away Goal
Lukaku Lautaro Inter Away Goal

Lajme të mira vijnë edhe nga stafi teknik ku tre pjesëtarë kanë rezultuar negativ ndërsa vijojnë të jetë të prekur nga COVID-19, Marotta dhe Ausiolo. Tani shqetësimi më i madhe tek Inter dhe jo vetëm janë grumbullimi i lojtarëve me përfaqësueset respektive, mbi të gjitha lojtarët që luajnë në Amerikën e Jugut. Duke parë që izolimi i skuadrës qëndron në fuqi, Inter mund të mos i lejojë të grumbullohen me përfaqësueset, gjithsesi ky është një vendim që pritet të merret pas 48 orëve dhe mbi të gjitha pas përgjigjeve të tamponëve të radhës.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: