Pas pauzës së shkurtër, të gjithë ekipet i janë rikthyer rregullisht përgatitjeve për rifillimin e sezonit. Të gjithë, lojtarët, stafet, i janë nënshtruar kontrollit rutinë, duke kryer analizat e nevojshme.

Pas testeve që i janë nënshtruar, numri i lojtarëve dhe anëtarëve të stafeve të prekur nga COVID-19 se vjen e shtohet. Këtij virusi nuk i shpëtuar as legjenda Gianluigi Buffon.

Portieri i famshëm ka rezultuar pozitiv pas testit që iu nënshtrua dhe është vet izoluar menjëherë, ky njoftim është bërë nga vetë klubi i Parmës.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: