Arsenali humbi nga Bournemouthi me rezultat 2-1 në Ligën Premier dhe kjo befasoi të gjithë, posaçërisht tifozët e klubit Londinez.

Në mesin e tyre ishte edhe Granit Xhaka, i cili vazhdimisht jep maksimumin në fushë. Shqiptari në fund të ndeshjes në momentin që gjyqtari sinjalizoi për përfundimin e ndeshjes qëndroi për rreth 20 sekonda në mesin e fushës i palëvizshëm dhe i dëshpëruar. Kjo teksa lojtarët tjerë përshëndetnin njëri-tjetrin dhe bëheshin gati për të shkuar në tunelin e stadiumit.

Dhe kjo gjë nuk iu shpëtoi tifozëve, të cilët gjithmonë e duartrokasin yllin e Përfaqësueses së Zvicrës për angazhimin, shkruan tg.

Nga 23 lojtarët me të cilët Arsenali e filloi sezonin, Xhaka nga WhoScored renditet i dhjeti me notën më të lartë për paraqitje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb