TIRANË- Blendi Fevziu është bërë ditët e fundit gazetari dhe moderatori për të cilin po flitet më shumë. Jo për temat që trajton në emisionin e tij 20-vjeçar, “Opinion” por për një lëvizje të tij të mundshme nga televizioni kombëtar “Klan” në një tjetër televizion kombëtar si “Top Channel”.

E ndërsa nga ana e tij nuk ka ende një “po” të prerë për largimin e shumëpërfolur, ai na surprizon duke postuar një foto me të atin, Ali Fevziun, që ndoshta shumë njerëz nuk e njohin.
fEVZIU
Nuk dimë nëse për të marrë vendimin e madh të karrierës së tij Fevziu është këshilluar me të atin, por këtë foto e poston në një moment kaq deçiziv.

Ali Fevziu është nip i familjes së njohur tiranase të Toptanëve. Ai është djali i Niagjar Toptanit, vajzës së Refik Bej Toptanit, nga vijnë dhe pasuritë dhe pronat, që tashmë trashëgohen pjesërisht nga Blendi Fevziu.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: