Paul Pogba dhe Ole Gunnar Solskajer janë takuar menjëherë pas eliminimit në Champions League nga Leipzig. Sipas “Daily Mail”, lojtari i ka konfirmuar edhe trajnerit dëshirën e tij për tu larguar nga “Old Traford” që në merkaton e janarit. Francezi nuk është më i lumtur tek Man.United, dëshiron të largohet, fakt të cilin e shprehu publikisht pak ditë më parë edhe menaxheri i tij, Mino Raiola. Për momentin opsioni më i realizueshëm është rikthimi i tij në Torino. Lojtari ka filluar të ndjek sërish në “Instagram” Juventus, plus asnjë herë nuk e ka fshehur dëshirën për të veshur sërish fanellën bardhezi.

Pogba Dybala
Pogba Dybala

Kjo dëshirë lidhet edhe me një arsyetim logjik, Juve për momentin “xholin” e vetëm që mund të vë në jetë një transferim të tillë. Në këto kushte të vështira ekonomike, e vetmja mënyrë për të arritur tek Pogba është përfshirja e ndonjë lojtari, Juve kërkon të përdor kartën Dybala, një lojtarë më vlerë thuajse të njëjtë dhe gjithashtu një opsion që Man.United do ta pranonte me kënaqësi. Në asnjë moment nuk duhet harruar as Real Madrid, nëse Zidane konfirmohet në krye të Realit edhe sezonin e ardhshëm, presidenti Perez do të përpiqet ti bëjë një dhuratë, Pogba mbetet gjithnjë preferencë e parë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb