Në Shkodër as që kanë ndërmend të dorëzohen, ky është një sezon i çuditshëm ku gjithçka mund të ndodh. Titulli nuk është vetëm në dorën e Vllazisë por të gjithë besojnë në një mbyllje fantastike. Më të qetë pasi arritën objektivin kryesorë, pjesëmarrjen në Europë, Vllaznia është gati për sfidën e fundit, atë kundër Laçit, një ndeshje ku kërkohet përqendrim maksimal pasi përballë kanë një rival të vështirë:

Nesër është ndeshja si finale e sezonit. Është java e fundit, për ne është si një ndeshje tjetër. Jemi komplet të fokusuar në këtë ndeshje.

Nesër do jetë një betejë në të gjitha fushat e Superiores. Ne duhet të fokusohemi te ndeshja jonë. Kur ndeshja të përfundojë, do shikojmë rivalët dhe të bëjmë llogaritë për sezonin.

Për sa kohë sezoni nuk pa përfunduar, na lejoni të fokusohemi te kjo ndeshje. Duhet të jemi të fokusuar te kjo ndeshje. Është një ndeshje e rëndësishme jo vetëm për ne, por për të gjithë Shkodrën. I gjithë qyteti do i ketë sytë të ne.

Ne duhet të përqendrohemi te ndeshja jonë, të mos presim nga të tjerët. Duhet të bëjmë lojën tonë. Kemi arritur objektiva. Kemi arritur Europën. Janë ndeshje në sytë e të gjithëve.

Në sulm ndaj Laçit? Nesër nuk duhet të futemi në fushë, me idenë sa gola do shënojmë. Duhet të futemi në fushë me idenë si do e ftojmë ndeshjen. Laçi është një skuadër e fortë dhe me një trajner të mirë. Të futemi në fushë për të bërë futboll.

Takimi me Martinin? Ajo e Martinit ishte një skemë që më takoi. Unë ndoshta nuk e dinë se është një javë. E quajnë titullin të fituar. Të shikojmë çfarë do ndodhë.

E ardhmja? Të përqendrohemi te ndeshja më mirë. Vllaznia është në proces shitje dhe pronarët e rinj do të vendosin për të ardhmen. Të shikojmë çfarë do të ndodhë. Duhet të shikojmë gjerat pozitive nga ky sezon, pas këtyre ndeshjeve mund të flasim

Mungesa e Krymit? Kemi edhe lojtarë të tjerë që mund të zëvendësojnë. Nuk është ndonjë problem.”, tha Brdariç.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: