Kryeministri Edi Rama i ka kërkuar bankave që të hapin sportelet e tyre në fashat e orareve kur lejohet dhe qarkullimi në këmbë.

Me urdhrin e ri, Rama i kërkon bankave të sakrifikojnë dhe të hapin dyert nga ora 6 e mëngjesit deri në 10 të paradites dhe më pas për dy orë të pasdites nga ora 16:00- deri në 18:00.

STATUSI I EDI RAMËS

🔴 BANKAT KANË HALL SE S’DO IU SHKOJNË NJERËZ GJATË DITËS NË SPORTELE, MEQË NGA NESËR DO TË NDALOHET LËVIZJA NË KËMBË NGA ORA 10.00 DERI NË 16.00?

 

TA KUPTOJNË EDHE BANKIERËT SE JEMI NË LUFTË DHE T’I HAPIN SPORTELET NGA ORA 06.00 – 10.00 NË MËNGJES DHE NGA ORA 16.00 – 18.00 PASDITE!

 

🔴 NUK KEMI SI IA BËJMË NDRYSHE, TË GJITHË DUHET TË BËJNË SAKRIFICËN E TYRE TË VOCKËL NË KËTË LUFTË TË MADHE PËR TË MBROJTUR JETËN!

 

PO TË KISHTE BORMBARDIME GJATË ORARIT TË NDALUAR ÇFARË DO BËNIN BANKAT? E PRA, FAKTI QË NUK I SHOHIM BOMBAT QË HEDH ARMIKU DREJT NESH, NUK DO TË THOTË SE NUK JEMI NËN BOMBARDIM!

 

🔴 ADAPTOHUNI MIQ! KJO NUK ËSHTË LOJË PO LUFTË!

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb