Kristjan Asllani ka mahnitur të gjithë klubet e Europës me paraqitjet e tij fantastike të kryera me Empolin në sezonin që përfundoi.

Sipas ekspertit të merkatos, gjithashtu gazetarit sportiv, Alfredo Pedula, ka deklaruar se në garë për të fituar shërbimet e mesfushorit të Kombëtares, përveç Interit dhe Milanit, kanë hyrë dhe sheikët e Newcastle.

Klubi i njohur i Premier Ligës e ka me nxitim dhe i ka kërkuar drejtuesve të Empolit një takim menjëherë gjatë kësaj jave për të rënë dakord për këtë transferim.

Gjatë sezonit që përfundoi, 20-vjeçari është aktivizuar në total në Serinë A me fanellën e skuadrës nga Toskana në 23 ndeshje nga ku ka shënuar 1 gol dhe ka dhuruar dhe 1 asist për shokët e skuadrës./Panoramasport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb