Përafërsisht 2000 artistë, aktorë, muzikantë dhe interpretues të tjerë do të paguhen me të ardhura bazë nga qeveria irlandeze për tre vjet.

Është hapur një konsultim se si do të funksionojë skema e të ardhurave bazë për artet. Qeveria do t’i sigurojë një numri të caktuar njerëzish që punojnë në art me një pagesë çdo javë, në mënyrë që ata të mund të ndjekin punën e tyre krijuese.

Në konsultim sugjerohet një pagesë bazë prej 10,50 € (8,75 £) në orë. Megjithatë, të ardhurat e përgjithshme ende nuk janë vendosur.

Ashtu si në Irlandën e Veriut, vendet e artit dhe argëtimit në Republikën e Irlandës u mbyllën për periudha të gjata për shkak të kufizimeve të Covid-19.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: