Media e njohur botërore “Reuters” ka shkruar një artikull për arrestimin në Kosovë të një gruaje, e cila kishte thënë në rrjetet sociale se duhet hakmarrje ndaj SHBA-ve, për shkak të vrasjes së gjeneralit iranian Qasem Solimani.

“Gruaja u arrestua për nxitje të akteve terroriste, pas komenteve të rrjetet sociale. Ajo shkroi për një hakmarrje ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës pasi u vra gjenerali iranian Solimani. Policia tha se Ikballe Berisha Huduti u arrestua dhe u vendos në paraburgim për 48 orë, deri në përballje në gjykatë”, shkruan Reuters.

Policia tha që ajo ishte arrestuar nën akuzën e “nxitjes për të kryer një vepër terroriste”. Huduti kishte shkruar në “Facebook”-un e saj komente kundër SHBA-ve, pasi forcat amerikane vranë Soleimanin të premten. “Duke vrarë të zotin e shtëpisë, ju keni vrarë të gjithë familjen. Ndaj hakmarrja është e detyrueshme, ajo nuk ka kufi”, kishte shkruar gruaja nga Kosova në rrjetet sociale.

  • foto galeri
  • foto galeri

Gruaja tha më tej se fjalët e saj ishin marrë jashtë kontekstit. Ajo shtoi se nuk ka opinion të keq ndaj SHBA-ve, se lavdëron punën e Amerikës për bombardimet ndaj ish-Jugosllavisë në vitet 1999, kur shpërtheu konflikti etnik mes shqiptarëve dhe serbëve. Mediat e Kosovës e kanë cilësuar Hudutin si një mbështetëse të vijës së fortë ekstremiste, pasi ajo ka foto në “Facebook” me me ish-udhëheqësin e linjës së ashpër të Iranit Mahmoud Ahmadinejad.

Kosova është një mbështetëse e madhe e Amerikës. Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj tha: “Kosova është e vendosur në mbështetje të SHBA në të drejtën e vetmbrojtjes.”

 (d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb