Humbja minimale e PSG në “Parce des Princes”, edhe nëse nuk e bën të pamundur, sigurisht që e kthen në “malore” kalimin e turit për francezët, të cilët do të duhet të fitojnë në “Allianz Arena” ndeshjen e kthimit.

Pas ndeshjes, vëmendjen e tërhoqën deklaratat e Mbappe, ndër të cilat jo pak lexuan mes rreshtave “shigjeta” ndaj shokut të skuadrës, Neymar.

“Ishim në disavantazh, por i krijuam probleme Bayern. Do të shkojmë atje për t’u kualifikuar. Ne kemi punuar ditë e natë, lojtarët tanë duhet të jenë në gjendje të mirë për ndeshjen e kthimit. Duhet të ushqehen dhe të flenë mirë. Bavarezët nuk ndihen rehat kur ne luajmë futboll sulmues” – u shpreh Mbappe.

Të hamë dhe flemë mirë? Duket një tregues i pafajshëm dhe i padëmshëm i sensit të shëndoshë, por pikërisht në këto fjalë ka nga ata që i kanë parë “shigjetat” ndaj brazilianit.

Kohët e fundit, në fakt, Neymar, sipas raportimeve nga Franca, i kishte tërbuar fqinjët e tij me të paktën një festë nate mjaft të zhurmshme, aq sa kryetari i bashkisë së Bougival (ku jeton Neymar) e konsideroi sjelljen e sulmuesit të PSG “shumë të bezdisshme” .

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb