Mjeku pneumolog, Arjan Mezini, tha në një lidhje me “Skype”, në rubrikën “Opinion”, në News24, se ka ardhur koha që Ministria e Shëndetësisë të hapë spitalin COVID-3 dhe të kthejë COVID-2 “Shefqet Ndroqi” në normalitet, për kurimin e pacientëve me sëmundje pneumologe.

Sipas mjekut Mezini, që shërben te “Shefqet Ndroqi”, këta pacientë janë shpërndarë në Spitalin e Elbasanit, një pjesë po merr këshilla nga mjekët e familjes dhe ata me probleme kirurgjikale po trajtohen te Trauma, por nëse asnjërin prej këtyre spitaleve, ata nuk e marrin shërbimin njësoj sit e Sanatoriumi, dhe për këtë iu rrezikohet jeta.

Ndër të tjera, mjeku u shpreh se koronavirusi do të zgjasë për ca kohë, ndaj dhe COVID-2 duhet rikthyer për pacientët e tij pneumologë. Ndërsa theksoi se vera mund të zbehë koronavirusin, Mezini theksoi se virusi do vazhdojë të jetë mes nesh, ndaj dhe qytetarët duhet të bëjnë kujdes, derisa të krijohet vaksina.

“Kurba jonë ka qenë e cuditshme që nga fillimi me ulje e ngritje 100%. Nëse do të kishim bërë dyfishim e testimeve që kemi bërë, unë pyes nëse do të kishim më shumë të infektuar. Sot dolën më shumë të infektuar, sepse janë bërë më shumë testime se dje”, tha Mezini.

Intervista:
Sa të shtruar keni me COVID?
Kemi 5 të shtruar, një grua në terapi intensive, 4 në pavion. Gjendja e tyre është e stabilizuar.

A është normale të qëndrojë kjo situatë te COVID-1? Ku janë pacientët e tjerë, ku i marrin shërbimet?
Një pjesë e tyre po trajtohen në Spitalin e Elbasanit, një pjesë këshillohen nga mjekët e familjes dhe pjesa e krirugjisë ka kaluar te Spitali i Traumës. Nuk mund të lëmë jashtë vëmendjes pacientët tonë pleumonikë, pasi sëmundjet pulmonare përbëjnë shkakun e katërt nga vdekshmëria. Disa të sëmurë kërkojnë trajtim të shpejtë, në funksion të jetës së tyre, si ata me ujë në veshka, me kancer pulmonar, etj.

A e kanë marrë shërbimin ata në spitalet e tjera?
Nuk besoj. Por, ne do bashkëjetojmë për njëfar kohe me këtë infeksion. Mendoj se ka ardhur koha të mendohet që të përdoret COVID-3, nëse Infektivi do të ezaurojë kapacitetet e veta. Duhet të mbyllet COVID-2 Shefqet Ndroqi, pasi duhet të mendojmë për pacientët me sëmundje pulmonare, pasi vendi i tyre është te Sanatoriumi.

Nuk prisni agravim të situatës nga COVID?
Nuk e besoj, pasi po hyjmë në periudhën e verës, dhe si gjithë infeksionet e tjera, edhe koronavirusi do të bie. Ne duhet të jemi të kujdeshëm, të kalojmë nga masat shtrënguese, se po i sëmurim njerëzit, por të jemi më pragmatistë dhe për çdo rast të hapim COVID-3 dhe “Shefqet Ndroqi” të rikthehet për pacientët e tij.

Ju i jeni nënshtruar analizave serologjike?
Jo, akoma jo. Në spitalin tonë nuk kanë filluar fare. Patjetër që do të jem pjesë e këtyre analizave, por mendoj se kjo duhet shtrirë në të gjitha spitalet edhe në rrethe. Në popull mendoj se duhet bërë në një fazë të dytë, por patjetër që duhet shtrirë edhe në popull.

Kur është kjo fazë e dytë për popullin?
Këto teste duhen shtrirë edhe në laboratore private, të zgjerohet kapaciteti edhe për njerëzit.

Sa i përket kurës kundër COVID?
Nuk ka akoma një mjekim të certifikuar, që vepron në mënyrë sinjifikative kundër COVID. Deri më tani terapia më e mirë është vetëm imuniteti I njeriut.

Kur mund t’i rikthehemi normalitetit?
Në njëfar mënyre ne jemi kthyer në normalitet, me lehtësimin e masave. Mendoj se verën nuk do ta ndjejmë shumë. Sigurisht që virusi do të qarkullojë, por jo në këtë masë. Unë bëj thirrje që të paktën deri sa të dalë vaksina, duhet të jemi të ndërgjegjshëm me sjelljen tonë, me distancimin social, përdorim maskash dhe kryesisht të shmangen ambientet e mbyllura, si dhe grumbullimet nuk duhet të jenë të mëdha.

Në spitain “Shefqet Ndroqi”, a besoni që ky virus ka ekzistuar që më herët në Shqipëri?
Ne kemi diskutuar me kolegët edhe për raste që nuk kanë qenë të shtuar, por pacientë që vinin e konsultoheshin. Ky diskutim që është hapur, mendoj se duhet të jetë mes profesionistësh. Dje në Paris u fol për pacientin e parë në muajin dhjetor. Mendoj se dhe ne duhet të krijojmë një qartësi kur ka filluar koronavirusi. Duhen parë tamponët e gripit, nëse janë pranë ISHP, që të kuptojmë kur ka filluar virusi te ne. Në dijeninë time, në vjeshtën e këtij viti është aplikuar për vaksina të gripit stinor, për moshën e tretë. Ky është shkaku që vdekshmëria nga gripi ka qenë i vogël këtë vit. Ne duhet të studiumojmë për të zbuluar se kur ka filluar COVID te ne.

Kujtoni ndonjë pacient që ka pasur simptoma të COVID-19, në janar?
Simptomat nuk bëjnë shumë ndryshim nga gripi i zakonshëm. Neve na kanë bërë përshtypje dy-tre pacientë me pneumoni, që ishin me respiratorë, mbi të cilët kemi diskutuar dhe i kemi lënë që t’iu bëjmë një skaner pas 2-3 muajsh. Ata nuk u paraqitën më për këtë skaner, sepse spitali u mbyll. Por, është shumë e thjeshtë për ta zbuluar, duhen nxjerrë tamponët dhe të shihet rezultati i tyre.

Ka pas vdekshmëri në dhjetor-janar, ndonjë vdekje të çuditshme?
Nuk më kujtohet shumë. Kjo pyetje mbase i duhet drejtuar terapisë intensive.

Bërja e tamponit atje është e vazhdueshme?
Zakonisht ne e përdorim. Përmes këtyre tamponëve mund të zbulojnë edhe kohën kur ka ardhur koronavirusi në vendin tonë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb