Pasi historia gjyshes në Tepelenë e cila rrit e vetme dy nipërit e saj preku mijëra shikues sezonin e kaluar tek emisioni “Shqiptarët për shqiptarët”, Elvis dhe Fatma Naçi vendosën që ta takonin nga afër 70 vjeç, Fetnie Çelën. Po Elvisi dhe Fatma nuk shkuan tek banesa e rrënuar e Fetnies por tek banesa e re e tyre shumë pranë shkollës 9-vjeçare të fëmijëve.

Elvisi u premtoi një pension mujor dhe mori premtimin nga gjyshja se tani e tutje do kujdesej edhe më shumë për nipat.
Elvisi: Kemi ardhur brenda në Tepelenë, pranë një shtëpi afër shkollës ku studion një nga djemtë”, thotë Elvisi. Gjyshja dhe nipërit janë brenda banesës së tyre të re
Gjyshja: ndihem shumë mirë tani, shkollat I kanë afër shtëpisë së re. Atje ishim keq, jam shumë mirë më bëjnë krahët ta mbaj pastër, djali I vogël tha pashë në ëndërr që do ikim tek shtëpia e re. Atje kishim ftohtë, dyert mavri, katran…

Elvisi: Nuk shkonte që nipi yt i madh të kujdesej për më të voglin, do u lidhim një pension djemve, do u hapim një numër llogarie. Djemtë kanë nevojë edhe për një pension jo vetëm për shtëpinë, tani të gjithë bashkë do shikojmë për të ardhmen, do bëhen këta, do marrin 10-ta, kur tu ngrohet shpirti do mësojnë më mirë. Fatma është emocionuar shumë. Nipërit e tua do shikojnë ditë të bardha tani e tutje.
Gjyshja: Unë thashë që Elvis Naçi është në krye, shumë faleminderit shkelçni në florinj. Halli më i madh ishte ajo vajzë, shkoja ditë për ditë në varreza, më iku ajo e shkretë mi la…
Elvisi: Po tek shtëpia e vjetër si ja dilje?
Gjyshja: Na u çanë muret nga tërmeti ca të bëja, ishte keq fare, kishim ftohtë, këta merrnin dru bëheshin gjak, unë u thoja le se i marr unë. I thashë mos qani se më e mira do na behët. Ka plotë njerëz që do ta ndihmojnë u thashë nipërve.
Elvisi: Ne kishim qëllim të parë shtëpinë, por ti do hapësh një numër llogarie në një bankë, dhe në çdo muaj do u kalojmë pensionin. E treta ne duam që të hapim një shkollë profesionale të shkollohen e të dalin në botë. Ne kërkojmë nga t’i që të kujdesesh për nipërit po pate problem na bëj një telefon dhe do vijmë që ta zgjidhim.
Gjyshja: Do kujdesem shumë, do rri vetëm pas tyre!


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb