Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se Qeveria e Kosovës ka miratuar masat e reja lehtësuese antiCOVID. Vitia në një konferencë për media tha se nga dita e hënë do të hyjnë në fuqi masat e reja.

“Është vendosur që nga data 27 shtator, procesi mësimor në institucionet parashkollore dhe të qëndrimit ditor të vazhdojë në përputhje me udhëzuesin e veçantë. Procesi mësimor në institucionet e arsimit parauniversitar zhvillohet sipas skenarëve përkatës, jo më shumë se 20 nxënës në klasë. Gastronomia nga data 27 shtator lejohet të shfrytëzojë hapësirat e mbyllura deri në 50 përqind e kapaciteteve të hapësirës, kurse në hapësirat e hapura deri në 70 përqind të kapaciteteve”, -tha ai.

Vitia shtoi se, në qendrat tregtare dhe operatorët ekonomik stafi dhe klientët duhet të kenë certifikatën e vaksinimit ose dëshmi se janë negativ me COVID-19.

Masat që pritet të hyjnë në fuqi nga 27 shtatori 2021 janë:
– Mësimi në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar do të fillojë me datën 27 shtator ku në klasa nuk do të lejohen më shumë se 20 nxënës. Në klasat me më shumë se 20 nxënës, mësimi mbahet në dy grupe.
– Institucionet do të punojnë me kapacitete të plota, personeli duhet të ofrojë dëshmi të vaksinimit ose teste përkatëse.

– Kufizimi i lëvizjes vazhdon të mbetet i njëjtë, nga ora 22:00 – 05:00h.
– Gastronomia do të vazhdojë me të njëjtin orar. Lejohet puna brenda lokaleve për personat që ofrojnë dëshmi të vaksinimit ose teste përkatëse. Kjo nuk vlen për ambientet e jashtme të gastronomisë.
– Personeli i sektorit Publik dhe privat, të cilët kanë punë me palë, duhet të janë të vaksinuar ose të ofrojnë dëshmi për testet relevante.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: