Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video, ku shfaqen efektivët e Operacionit “Forca e Ligjit”, duke u stërvitur.

Përbri videos së publikuar në “Facebook”, Rama shkruan se ditën e hënë forcat e Njësisë Speciale do të dalin në terren për të zbatuar në bashkëpunim me SPAK Ligjin anti-KÇK.

“OFL (Operacioni Forca e Ligjit) është Njësia Speciale që pas 6 muajsh trainimesh të specializuara dhe stërvitjeje me ngarkesë të lartë fizike, del në terren ditën e hënë për të zbatuar në bashkëpunim me SPAK-un, Ligjin Special të sapomiratuar për masat pasurore ndaj personave të dënuar ose akuzuar për krim të organizuar?”, shkruan Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb