Të hënën është radha e Vienës në Austri për riatdhesime aty ku do të shkojë një aeroplan i ”Air Albania”.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, ka publikuar oraret ku informon se aeroplani niset nga Tirana në orën 10:00 dhe mbërrin në 11:30 teksa kthimi nga 12:30 dhe mbërrin përsëri në aeroportin e Rinasit në 14:00.

Deri tani qeveria shqiptare ka kryer riatdhesime nga Stambolli, Roma, Frankfurti, Parisi. Të dielën e ka radhën Brukseli, të hënën Viena teksa po bëhen përpjekje edhe për riatdhesime nga Spanja dhe SHBA.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb