Të ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, pedagogia  Enkeleda Olldashi, ka folur në lidhje me protestën dhe bojkotin e mësimit deri në plotësimin kërkesave, mes tyre edhe rritja e pagës.

Mbi planet pas së hënës, ditë kur pedagogët kanë njoftuar një protestë pranë “Universitetit Politeknik, Zonja Olldashi u shpreh se planet nuk bëhen në kuadër javor dhe se çdo ditë ngrihen me shpresën që kërkesat e tyre do të plotësohen dhe ato do tu kthehen auditorëve.

“Nuk bëjmë plan javor por ditor, shpresojmë që pas çdo dite të ketë dritë jeshile. S’di çdo ndodhë të martën por të hënën kemi protestë tek Politekniku, nuk detyrojmë asnjë koleg të na bashkohet por kush ndjehet i lirë dhe me prezencën e tij fizike mendon se do të ndihmojë kauzën e përbashkët, është i mirëpritur. Ne bëjmë thirrje për bojkot por secili i zgjedh vetë mënyrën si proteston. Marrja e mungesave se cili fakultet kreu mësim apo jo më duket…

Shpresojmë çdo ditë që kryeministri ynë të gdhihet mirë që të gjejmë zgjidhje për problemet tona”, tha ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb