TIRANE

Një ditë më parë në rrjetin social facebook ka qarkulluar një foto me tekst të montuar  nën logon e televizionit News24 ku  shkruhej se ministrja e Arsimit Besa Shahini njoftonte anullimin e zhvillimit të mësimit më 6 janar për shkak të erërave të forta.

Në fakt ky ishte një lajm i pavërtetë, jo i publikuar nga News24 dhe i mohuar edhe nga vetë ministrja e Arsimit.News24 sqaron se një lajm i tillë nuk është shkruar nga redaksia e televizionit. Si një ndër mediat më të vjetra në vend me një eksperiencë prej gati dy dekadash televizioni News24 nuk ka abuzuar asnjëherë me informacionin e dërguar publikut dhe për këtë është vlerësuar maksimalisht prej tij duke qenë një nga më të ndjekurit në vend.

Duke shfrytëzuar besueshmërinë e televizionit News24 individë të papërgjegjshëm shpërndajnë në rrjetet sociale informacione të rreme duke përdorur logon e këtij televizioni me tekst të modifikuar me fotoshop. Ky nuk është rasti i parë që në rrjetet sociale shpërndahen lajme fake me logon e flashit të News24 për të përfituar klikime duke shfrytëzuar besueshmërinë  që ka televizioni ynë tek publiku.

News24 garanton të gjithë qytetarët dhe shikuesit besnikë të tij se ka qenë dhe do të mbetet një media e mbështetur vetëm tek e vërteta pa manipuluar me informacione që nuk kanë burime të besueshme. Ky është edhe parimi mbi të cilin mbështetet puna dhe profesioni ynë. Ndërkohë që paralajmërojmë të gjithë ata persona që cënojnë besueshmërinë dhe raportin tonë me publikun me imazhe të falsifikuara do të ndjekë rrugën ligjore.

News24 siguron shikuesit se lajmet e vërteta ky televizion i publikohen vetem  në ekran dhe në ëebsiten e tij Balkanweb.com.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb