Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri pas daljes së tij nga Gjykata e Posaçme e Apelit ka bërë batuta me mediat, ndërsa nuk preferoi që të ndalej për një deklaratë.
Teksa shoqërohej nga avokati i tij Maks Haxhia, Tahiri iu drejtua duke qeshur gazetarëve; “Edhe ju na duheni!” (Qesh). Kur gazetarja Klodiana Lala e pyeti Tahirin nëse ‘vijon ethet’ për ditën e premte, ish-ministri tha; “Nuk kam ça të them. Të premten është vendimi i fortë. Nuk kam ca të them”.

Ndërkohë që ai u mor me një simpatizante të tij, që e ndjek në çdo seancë, e cila kishte veshur një bluzë ku shkruhej se Tahiri ishte i pafajshëm. “Po me këto bluza?!”, ndërsa gruaja iu përgjigj; “Të hëngsha zemrën”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: