Të huajt që jetojnë në Mianmar kanë filluar të largohen për në vendet e tyre mes protestave të përhapura kundër grusht shtetit ushtarak.

Siç raporton Kyodo News, Japonia është në krye të listës drejt të cilës mëngjesin e sotëm u nis aeroplani i parë që mbante shtetasit japonezë nga kryeqyteti Yangon. Më tej, u theksua se bizneset japoneze përballen me pasiguri për shkak të tensioneve në rritje në Mianmar.

Ndër pasagjerët japonezë në fluturimin e kompanisë “All Nippon Airways” kishte biznesmenë të cilëve iu kërkua të kthehen në shtëpi për sigurinë e tyre. Fluturimi do të ulet më vonë në aeroportin Narita pranë kryeqytetit Tokio.

Përveç Japonisë, Tajvani po ashtu po evakuon qytetarët e saj nga Mianmari. Kompania “China Airlines” me qendër në Tajvan është planifikuar të kthejë banorët e Tajvanit në shtëpi nga 21 shkurti.

Indonezia dhe Filipinet kanë theksuar se ata po ashtu do t’i kthejnë qytetarët e tyre “nëse ata do të kenë nevojë”.

Më 1 shkurt, ushtria e Mianmarit shpalli gjendje të jashtëzakonshme disa orë pasi arrestoi udhëheqësen ‘de fakto’ dhe këshilltaren e shtetit, Aung San Suu Kyi, si dhe anëtarët e lartë të partisë në atë kohë në pushtet, Lidhjes Kombëtare për Demokraci (NLD).

Grusht shteti u krye disa orë para seancës së parë të parlamentit të ri të vendit që ishte vendosur të mblidhet pas zgjedhjeve të nëntorit të kaluar, ku partia qeverisëse arriti fitime të mëdha.

Ushtria pretendoi se grusht shteti u organizua si rezultat i “mashtrimit të zgjedhjeve” në votimet që rezultuan në mbizotërimin e partisë në parlament.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb