Gjendja e 9 të burgosurve të burgut të Drenovës që ndodhen në burgun e Shën Kollit, është stabilizuar, mes të cilëve në gjendje shumë të mirë është edhe një shtetas nga Maqedonia.

Një gjë e tillë bëhet e ditur nga burime që vijnë brenda Drejtorisë së Burgut të Drenovës.

Ndërkohë të njëjtat burime bëjnë me dije se vdekja e parë e shënuar nga COVID, e 74 vjeçarit nga Mallakastra, Caush Banaj ka pasur sëmundje të tjera gjatë gjithë kohës që ka qenë në burgun e sigurisë së lartë, Drenovë.

Shtetasi maqedonas i dënuar për lëndë narkotike ndodhet në burgun e Shën Kollit së bashku me 8 të burgosur të tjerë të burgut të Drenovës. Gjendja e tyre është shumë e mirë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb