Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka mbledhur mbrëmjen e sotme kandidatët e Tiranës për të diskutuar zgjedhjet e 25 prillit.

Burime nga mbledhja thanë për gazetarin e ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’, Osman Stafa se ka bindje që rezultati i LSI-në në Tiranë do të jetë më i lartë se 4 vite më parë.

Këto burime sqaruan se Kryemadhi kërkoi një angazhim akoma më të madh për informimin e votuesve me programin e LSI, të intensifikohet kontakti me biznesin për të shpjeguar planin.

“Kishte një besim të madh për një rezultat jashtëzakonisht të lartë në Tiranë. LSI ndjen një rritje të madhe të përkrahjes nga 4 vjet më parë duke parashikuar arritjen e 11 mandateve në Tiranë. Mbështetja në rritje midis të rinjve dhe përkrahja e qytetarëve ndaj 5 prioriteteve të LSI-së për 5 muajt e parë të qeverisjes, motivonin tonin optimist të takimit. Kryemadhi kërkoi një angazhim akoma më të madh për informimin e votuesve me programin e LSI, të intensifikohet kontakti me biznesin për të shpjeguar programin ekonomik të LSI, me votuesit për herë të parë, të rinjtë dhe gratë për shpjegimin e përfitimit nga propozimet e LSI. Të shikohet vlefshmëria e skandencës së kartave të identitetit dhe pasaportave biometrike duke nxitur qytetarët për ti rinovuar në kohë për zgjedhje.”, thanë burimet.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb