Energjia efiçiente ka shumë përfitime më të mëdha sesa vetëm thjeshtë kursimi i parave. Sot kërkusit, janëangazhuar në ruajtjen e energjisë dhe për ta bërë atë sa më efiçente, kryesisht për përdorimin të përditshëm jo vetëm në industri por dhe në familje.Sistemet ngrohëse, jan shumëllojshe, por vitet e fundit në Evorpë por dhe Shtetet e Bashkuara, ngrohja me pelet (lëndë djegëse e cila prodhohet nga druri) zë njëperqindje të madhe të tergut, ndërsa kompanitë kan investuar miliona euro në këtë drejtim.

Në Shqipëri kohët e fundit ka pasur investime serioze në këtë fushë, për faktin se peleti i cili prodhohet tek ne është lëndë djegëse e përfituar nga lënda e parë (100% dru natyral). Konsiderohet të jetë lënda djegëse më e pastër për përdorim, dhe është krejtësisht i pa rrezikshëm për shëndetin e njeriut. Peleti prodhon më shumë nxehtësi sesa nafta apo çfarëdo gazi tjetër natyror. Për këtëqellim industia e paisjeve ngrohëse po kthen vemendjen në këtë drejtim duke investuar në fabrika tëpërpunimit te peletit. E tillë është edhe kompania IMPAKT.AL, me Investitor Gasper Lleshaj, e cila ka sjelle paisjet me moderne të përpunimit të kësaj lënde djegëse.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Fabrika Shtrihet në më shumë se 5000 metër katrorë, në qarkun e Lezhës, ndërsa në pak vite ka kapur pjesën më të madhe të tregut shqiptarë por edhe rajonal, duke eksportuar pelet të cilësisë së lartë. Ivestitori Gasper LLeshaj, thotë se pas investimeve dhe kompanive të ngritura në Itali në fushën e ndërtimeveapo turizmit, e pa të arsyeshme që në tregun shqiptar tëfutet me këtë produkt, jo vetëm si mundësi fitimi por dhe edukimit për ngrohje të shëndetshme, 100 % ekologjike. Kompania është e specializuar ne përpunimin e drurit, ndërsa Investitori Gasper Lleshaj, sqaron se me ndihmen e inxhinjerëve Italin, tëspecializuar në përpunimin e drurit kryesisht me qellim ngrohjen, në projekt, ka informim e qytetarëve dhe institucioneve, për ti orjentuar ata drejt kësaj energjie ngrohese. Kjo për faktin se kjo lëndë djegëse ka raportin më të mirë të përfitimit të energjisë dhe redukton koston e shpenzimeve, në krahasim me çfarëdo lëndë tjetër djegëse, përfshirë energjinë elektrike.

“Misioni ynë është të fokusohemi dhe të prodhojmë produkt ekologjik duke qëndruar gjithnjë në hap me zhvillimet e fundit në sektorin e prodhimit ekologjik. Në të njejtën kohë do të mundohemi që ta risim ndërgjegjësimin e njerëzve lokalë për rëndësinë e produkteve ekologjike dhe ndikimin që ato kanë në mbrojtjen e mjedisit”- shprehet investitori Gasper Lleshaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb