TIRANE

Historia e një gruaje të divorcuar u rrëfye sot në studion e emisionit “Me Zemër të hapur”. Ishte viti 2006 kur e martuan me mblesëri me një djalë në qytetin e Fierit.

Bashkeshorti punonte dhe jetonte si emigrant në Greqi ndërsa në jetën e tyre ndërhynte shpesh kunata, motra e tij. Ishin komshinj bashkë dhe sa herë që ai kthehej në shtëpi ajo ndikonte negativisht duke shkaktuar debate të forta.

Ishte ky shkaku që e shtyu Klementinën të merrte dy fëmijët e saj dhe të kthehej tek familja e prindërve. Në vitin 2013 me një kërkesë padi ju drejtua gjykatës për të kërkuar divorcin. Procesi zgjati rreth 1 vit, por ai nuk u paraqit në asnjë seancë. Fëmijët ju lanë nënës në kujdestari ndërsa për babain u vendos një pension ushqimor. Nga ajo kohë e deri më sot edhe pse kanë kaluar 6 vite ai jo vetëm që nuk është bërë i gjallë, por nuk e ka paguar asnjëherë detyrimin për femijët e tij. Gjyshja e fëmijëve apelin ish-dhendrin që të paktën të paguajë detyrimin ushqimor për fëmijët e tij.

“I premtoi do të marr në Kreqi po nuk e mori, në 2005 u fejua një vit më pas u martua. Ai një herë në vit vinte, në gusht. Flisnin me telefon. I premtoi se do e merrte në Greqi po nuk e mori. Jetoi me kunatat në shtëpinë e burrit.” Tregon nëna e Klementinës, ndërsa thotë se me ikjen e kunatës së madhe në Greqi, kunata tjetër e cila jetonte me të, ndërhynte shumë në jetën e saj.

“Dy vjet kaluan mirë, edhe me kunatën që kishte në shtëpi. Kur iku kunata që kishte në shtëpi nisën debatet, me kunatën tjetër. I bënin fjalë vajzës. Komandonte kunata në shtëpi. Lindi vajza, ne s’na thanë fare. Vajti për t’u mjekuar, e cuan vajzën në këmbë. M’u sëmur vajza, vajta ditën e fundit, s’na thanë. Ai takohej me vajzën vetëm në gusht. Ditën që ka ikur nga shtëpia, ka patur vajzën tre muajshme. Mori të atin në telefon, i tha ‘hajde më merr se nuk rri dot këtu’. Ajo s’na linte të takonim as fëmijët, c’do i bënim ne e kemi mbesë. Vajza ime s’ kishte asnjë të drejtë, kunata menaxhonte edhe të ardhurat. Ai vinte nga Greqia rrinte te motra, s’e takone vajzën.” Rrëfen e moshuara. Sipas saj, babai i dy fëmijëve ndodhet në Tiranë, dhe ka krijuar familje të re, ndërsa ndaj tij ka vetëm një apel, të paguajë detyrimin ushqimor ndaj tyre, pasi Klementina e cila pas divorcit është në gjendje të rënduar psikologjike, i rrit ata vetëm me përkrahje sociale.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb