Kryeministri Edi Rama ka zbuluar për herë të parë një mesazh që i ka dërguar kreut të PD-së Lulzim Basha pas tërmetit të 26 nëntorit, që shkaktoi 51 viktima.

Përballë Lorenc Vangjelit dhe Preç Zogajt, në emisionin ‘Java’ në RTSH kreu i qeverisë tha se nuk kishte komunikuar me Bashën që në kohën kur ishte ende në Kuvend, ndërsa hera e fundit ishte pas tërmetit të nëntorit. Madje Rama tregoi edhe diçka nga përmbajtja e mesazhit, ku i kishte sugjeruar liderit të opozitës që të ishin bashkë.

“Nuk ka pasur asnjë sms (Ne shkurt). Unë i kam çuar një mesazh (Bashës) në ditët pas tërmetit për t’i kërkuar…sugjeruar që të jemi bashkë, dhe kaq. Komunikimi i fundit me të ka qenë kur PD ka qenë ende në parlament.”, pohoi Rama.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb