Jeta virtuale, komunikimi apo dhe shitjet online po bëhen çdo ditë dhe më dominante, por gjithë aftësia është tek ngritja e një profili të suksesshëm. E ftuar në “Vila24” moderuar nga Brunilda Lahe, ekspertja e komunikimit digjital, Keti Gjipali tha se fokusi sot është tek “Instagrami” dhe “Facebook”.

Sipas saj, hapi i parë është origjinaliteti, duke mos synuar shumë filtra apo perfeksionizëm maksimal. Gjipali kërkon të bëhet kujdes me numrin real të ndjekësve, rritjen profesionale të tyre dhe në tregtimin e markave të ndryshme. Në fund ajo thekson se me rëndësi janë shitjet në krahasim me “liket” që mund të marrë një faqe e caktuar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb