TIRANË

Këshilla e analistit Arjan Vasjari për dy përfaqësuesit e Nismës Thurje, Rudina Hajdari dhe Endri Shabani është të mos jenë arrogantë dhe të pranojnë dhe ata që nuk mendojnë si ata për të bërë dallimin. Vasjari tha në “Real story” në News24 se sheh një lloj qëndrimi revolucionar, por sipas tij, demokracitë përsosen nuk revolucionohen.

“Jam skeptik, por kam qenë qartazi për një narrativë të re. I jap plotësisht të drejtë dy të ftuarve mos paragjykohen. Duhet ta pretendojnë, është e drejtë minimale. Nga ana tjetër as mund të pretendojnë mos paragjykohen.

Znj. Hajdari këshilla e vetme modestisht është që nëse duhet të jeni të ndryshëm nga të tjerët, është të jeni sa më pak arrogantë. Nuk ju bën mirë si narrativë e re. Të jeni shumë civilë në komunikim, të pranoni edhe ata që nuk mendojnë si ju. Një nga arsyet pse jemi kështu, është se kemi pasur njerëz që nuk e pranojnë tjetrin. Manifestimi i një arrogance nuk bën mirë pasi thonë si ata pastaj.

Kemi nevojë për një narrativë të re sepse konkretisht momenti historik kur vijnë, është momenti më i mirë. Rrezikoni të bini në stereotipet e politikës. Në delegjitimimin e kundërshtarit. Unë krijoj një perceptim që mund të jetë i gabuar, është që keni një ngarkesë pozitive por revolucionare brenda jush ndoshta në kohezion me atë pjesën e shoqërisë që është zhgënjyer. Unë mendoj që demokracitë përsosen, nuk revolucionohen. Ju keni një lloj meraku për t’u ndierë të ideologjizuar. Nuk duhet të keni frikë të ballafaqoheni me këtë. Shqipëria sot ka nevojë dhe për gjëra të djathta dhe për të majta. Është hapi i parë për të bërë dallimin mes jush dhe të tjerëve. Unë e kuptoj që ju doni të jeni përfaqësues të pjesës gri, që e urren politikën, por lëndën e parë të demokracisë ne e kemi këtu. Demokracia nuk improvizohet. Ju programin tuaj, aksionin tuaj politik do ta ndërtoni me këtë lëndë të parë. Si mendoni që do ta ekuilibroni pabarazinë, do thoni duke ua marrë oligarkëve. Nëse unë ju them se nuk mund t’ua merrni oligarkëve se janë me rregulla, elementi i vetëm për të shpërthyer këtë sistem është ballafaqimi që të gjithë ne duhet të kemi me të drejtën, juridiken, ligjin. Aty duhet të shkojmë të gjithë tek ligji. Nuk ka alternativë tjerë, nëse nuk do ndërtojmë kulturën në raport me ligjin.
Si do i qaseshit ju drejtësisë, sistemit të drejtësisë. Shqipëria ka bërë një reformë, si do i qaseshit reformës dhe raportit të institucioneve me ligjin”, tha Vasjari.

Nga ana tjetër, Shabani tha se ka një propozim të mirëfilltë nga kjo forcë për çështjen e pushteteve dhe ligjit. Sa i përket gjuhës së komunikimit ai tha se realiteti është i dhimbshëm.

“Ne kemi një problem ligjor. Kushtetuta e 98 nuk e mundëson ndarjen e pushteteve. Ai që merr parlamentin, merr dhe ekzekutivin dhe parlamenti shërben si kolegj elektoral. Ne kemi propozime, pikërisht për këtë ristrukturim të kësaj pjese. Decentralizim të pushteteve.  Ky është projektligji për sistemin zgjedhor. Me asnjë burim financiar ne kemi çuar një projektligj shumë më cilësor se ai që kanë çuar partitë që marrin para.
Ne duam të përfaqësohemi në parlament, duam që kur votohen në parlament taksat, të luajmë rolin atje.
Në qoftë se ligji në fund të ditës është i padrejtë, ligji është instrument i pushtetit politik. Ne duam të çojmë në parlament zërin qytetar që nuk është sot. Nuk po vijmë për të marrë pushtetin por për të përfaqësuar qytetarët. Çfarë kuptimi ka që ne artikulimin ta sheqerosim në një realitet të dhimbshëm”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb